Politike

Paloka: Kush ju pengon të arrestoni Veliajn? Dumani: Dosjet me krim intelektual kanë vështirësi

Gjatë seancës parlamentare, Paloka ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kaluar kontratat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij private.

15 Korrik 2024, 15:12 Nga I.A
Paloka: Kush ju pengon të arrestoni Veliajn? Dumani: Dosjet me krim
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka drejtuar 4 pyetje kryesore rreth çështjes së inceneratorëve kreut të SPAK, Altin Dumani. Gjatë seancës parlamentare, Paloka ka deklaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kaluar kontratat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij private.

Po ashtu Paloka pyeti kreun e SPAK-ut Altin Dumani se kush po e pengon të arrestojë kreun e Bashkisë së Tiranës Veliajn. Dumani nuk ka dhënë një përgjigje konkrete për këtë, por ka sqaruar se çështjet e korrupsionit të zyrtarëve janë çështje të vështira për tu hetuar. 

Pjesë nga debati: 

Paloka: Në fakt pyetjet e mia lidhen po me inceneratorit që zoti prokuror e quajti krim intelektual dhe këta intelektualët që vjedhin miliona po sipas tij janë të zotë dhe i fshehin krimet e tyre. Në rastin e inceneratorit e vetmja zotësi dhe e vetmja fshehje që kanë bërë me zotësi këta është vetë inceneratori, vetëm atë nuk e sheh askush se të gjitha faktet e tjera pastaj janë ulëritëse.

Pyetjet e mia lidhen me çështje konkrete dhe përgjigjen tashmë e di,e kam dëgjuar disa herë dhe nuk është i fshehtë fakti që po i kthej pyetjet në një formë tjetër.

1. Për depozitimin  e mbetjes në Bashkine e Tiranës sot Erion Veliaj paguan 29 milionë euro ndërkohë që vetëm pak më parë se ta merrte në dorë këtë çështje paguheshin vetëm 11 euro, dhe kjo nuk është e fshehtë më për askënd?

2. Veliaj ka kaluar kontrat e mbetjes nga ndërmarrja publike e Sharrës në një firmë të tij. A janë hetuar arsyet e këtij kalimi dhe a ka të bëjë ky akt me këtë çështje korruptive?

3. Të njëjta kompani kanë gjithmonë si titullarë Zoton, por që në fakt pas tyre fshihen figura politike, kësaj kompanie i janë dhënë 15 milionë euro për heqjen e mbetjeve nga ‘Portoromano’ pa kryer asnjë procedurë zyrtare.

4. Klodian Zotos i janë paguar mbi 2 milionë euro për zgarat lumore në Shkumbin dhe Ishëm, ku paratë janë marrë e zgarat nuk i sheh njeri, por këta intelektualisht kanë arritur t’i fshehin mjaft mirë.

Dumani: E përmenda se është një krim intelektual, ku fola për vështirësitë e hetimit të këtyre çështjeve të korrupsionit. Ky është një term që përdoret në kriminologji dhe nuk jam i vetmi që e përdor, quhet krim i jakës së bardhë. E kisha fjalën për vështirësitë në hetim. Nëse një shtetas kryen një vepër penale ai është nën hetim. Nuk e kisha fjalën në veçanti për këtë hetim, por për vështirësitë që hasin dosjet ku ka krim intelektual.

edi paloka erion veliaj altin dumani seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll