Politike

Ekziston një vijë e kuqe për SPAK? Dumani: Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave, kjo është vija e kuqe!

Shehaj tha se mendon se Dumani dhe SPAK nuk mund të shkojnë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës.

15 Korrik 2024, 16:05 Nga M.B
Ekziston një vijë e kuqe për SPAK? Dumani: Provueshmëria
Altin Dumani

TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur sot në seancë plenare në Kuvend pyetjeve të deputetëve. Kreu i SPAK u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë.

Shehaj tha se mendon se Dumani dhe SPAK nuk mund të shkojnë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës. Por Dumani u përgjigj se vija e kuqe për të dhe prokurorë të tjerë është ligji dhe kushtetuta. Sipas tij çdo gjë lidhet me provueshmërinë e kallëzimeve.

"Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im. S’kam nevojë për mbrojtjen e askujt. Ka vetëm një vijë të kuqe që është prova dhe ligji. Procesi i hetimit është i vështirë. Provueshmëria është e vështirë. Prandaj detyra jonë, përpiqemi ta përmbushim, në çdo kallëzim të hetohen gjithë faktet e kallëzuar dhe të hetohet roli i çdo personi të kallëzuar. Këtë bëjmë me hetimet e çështjeve që kemi në dorë.

Provueshmëria është faza që pason grumbullimin e provave. Kjo është vija e kuqe. Nuk kemi vijë të kuqe. Ushtrojmë funksionet tona në mënyrë të pavarur nga politika dhe krimi. Ligji dhe kushtetuta na e garantojnë. Prokurori nuk i lejohet të shfaqë mendimet kështu por të grumbulloje prova dhe të disponojë me kate proceduriale përkatëse. Nuk jap mendim. Por zoti Shehaj, çdo gjë ka kohën e vet. Hetimi kërkon ndërveprimin e shumë institucioneve, prandaj vërtet janë çështje që kërkojnë angazhim, burime njerëzore", tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll