Politike

"Keni kryeministrin dhe kryebashkiakun për burg"/ Felaj përplaset me Elda Hotin: Nuk do mbash fjalim këtu

Ndërkohë që Felaj i ka kërkuar që të mos mbaj fjalim në Kuvend, por të bëj pyetjet drejtuar Dumanit.

15 Korrik 2024, 14:58 Nga I.A
"Keni kryeministrin dhe kryebashkiakun për burg"/ Felaj
Kuvendi

TIRANË- Deputetja demokrate Elda Hoti është përplasur gjatë seancës së sotme me kryesuesen e seancës plenare Ermonela Felajn. Gjatë seancës së sotme, Hoti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë për burg. Ndërkohë që Felaj i ka kërkuar që të mos mbaj fjalim në Kuvend, por të bëj pyetjet drejtuar Dumanit.

Pjesë nga debati:

Ermonela Felaj: Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata.

Elda Hoti: Jeni në hall të madh sepse keni kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë për burg.

Ermonela Felaj: Bëni pyetjen.

Elda Hoti: Po, kam pyetje.

Ermonela Felaj: Mos i ndërhyni zotit Dumani, po jep përgjigjen e tij, atë që e detyron ligji do japë. Zoti Noka mos ndërhyni, se do ashpërsoj masat disiplinore.

ermonela felaj elda hoti seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll