Politike

"Po e ktheni Berishën në të burgosur politik", Dumani i përgjigjet Shehut: Nuk kam asnjë lidhje me poltikën

Dumani tha se të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar jashtë saj, ndërsa theksoi se “patjetër që edhe mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë”.

15 Korrik 2024, 14:48 Nga r.ll
"Po e ktheni Berishën në të burgosur politik", Dumani i
tritan shehu

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PD-së, Tritan Shehu se po e kthejnë Sali Berishën në të burgosur politik.

Dumani u shpreh se nuk ka asnjë lloj lidhje me politikën, duke shtuar se të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar jashtë saj, ndërsa theksoi se “patjetër që edhe mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë”.

“Ju pretendoni se nuk ka kushte për caktim mase sigurime, nuk mund të them gjë tjetër referojuni vendimit të gjykatës. Ju thoni se nuk ka akuzë por edhe vetë vendimi i gjykatës i caktimit të masës së sigurimit e ka bërë të qartë veprën penale që i atribuohet në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Tjetra, lëshuat akuza të rënda në drejtim të institucionit që unë drejtoj por edhe në drejtimin tim.

Nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën, gjithë karrierën time e kam ndërtuar të tillë jashtë politikës dhe besoj se ka qenë një karrierë normale, duke kaluar të gjitha hallkat e sistemit, duke angazhuar në funksione e detyra të vështira, por kudo që më ka rënë rasti të punoj jam përpjekur të bëj më të mirën time, Patjetër që edhe mund të gabojmë, por jo qëllimisht, asnjëherë. Por që të jem unë i lidhur me politikën as që bëhet fjalë, jam thjesht një prokurori i Republikës së Shqipërisë që për momentin jam atashuar pranë SPAK dhe që përpiqem të mbush detyrimet e mia ligjore e kushtetuese çdo ditë të punës time.”, tha kreu i SPAK.

 

tritan shehu altin dumani seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll