Politike

Noka e Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend, afrohet te foltorja, kryesuesja e seancës: Uluni në vend

Teksa deputetja demokrate Elda Hoti po bënte pyetjet e saj, Felaj i ka ndërprerë fjalën. 

15 Korrik 2024, 14:46 Nga I.A

Noka e Bardhi përplaset me Felajn në Kuvend, afrohet te foltorja,

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit, mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetares së seancës plenare. Teksa deputetja demokrate Elda Hoti po bënte pyetjet e saj, Felaj i ka ndërprerë fjalën. 

Kjo ka sjellë acarimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Ky i fundit ka shkuar pranë foltores, ndërkohë që Felaj i ka kërkuar të ulet në vendin e vetë.

Noka: Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?

Bardhi: Jepi fjalën koleges të mbaroj pyetjes! Nuk ke asnjë të drejtë t’i heqësh fjalën koleges, çfarë je ti, vlerësuese e zyshës së klasës së parë?

Felaj: E kishte fjalën, i bëri të gjitha pyetjet, se i kam pyetjet para. Zoti Bardhi

Bardhi: Jepi fjalën, pastaj të flasi ai

Felaj: Keni pyetjet tjetër për të bërë? Ka mundësi të uleni?

Felaj-Nokës: Ulu, ulu! Ç’pate, ulu zoti Noka! Ulu në vend ti, zoti Bardhi dhe Vokshi. Nuk mund të flisni për të, nëse ka pyetje të flasi. Ulu në vend! Dëgjon apo nuk dëgjon. Ulu në vend!

gazment bardhi flamur noka elda hoti seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll