Politike

Vjedhja e 54 ton metaleve në Kombinatin e Poliçanit, Çuçi flet pas daljes nga Prokuroria e Beratit: U pyeta nëse njihja...

Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm.

15 Korrik 2024, 14:14 Nga r.ll
Vjedhja e 54 ton metaleve në Kombinatin e Poliçanit,
bledi cuci

BERAT- Ish-ministri i Brendshëm njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka dhënë dëshmninë e tij në Prokurorinë e Beratit lidhur me çështjen e vjedhjes së 54 ton metaleve në Kombinatin e Poliçanit. 

“U thirra për ish drejtorin e Poliçanit Erjon Zylyftarin nëse e njihja apo nëse kisha takuar”-deklaroi Çuçi pasi u mor në pyetje.

Përsa u përket akuzave për shpërdorim detyre, Çuçi u shpreh se "nuk ka asgjë të tillë për mua”. 

Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vene ne dispozicion ministrit të Mbrotjes, Niko Peleshi.

bledi çuçi prokuroria e beratit

Sondazh

Poll