Politike

Pse po mbahen dy standarte për Berishën dhe Ahmetajn? Dumani i përgjigjet deputetit të PD: Janë çështje në hetim paraprak, nuk bëj koment

Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion.

15 Korrik 2024, 13:48 Nga r.ll
Pse po mbahen dy standarte për Berishën dhe Ahmetajn? Dumani i
altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani po iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në seancën e sotme plenare.  Deputeti i PD, Saimir Korreshi e pyeti Dumanin se pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie.

Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion. Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment.

Pyetje-përgjigjet: 

Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit,  rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?

Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.

Saimir Korreshi: Si ka mundësi që në rastin e fundit të urdhër ndalimeve për inceneratorët nuk kemi asnjë të ndaluar? A ka ndodnjë rrjedhje informacioni nga ana juaj dhe pse nuk mbahen në survejim?

Altin Dumani: Edhe pyetje e dytë, cështja është në hetim paraprak, është hetim kompleks dhe nuk mund të ndaj asgjë. Kur të jetë momenti i përshtatshëm do ketë komunikim me mediat dhe publikun.

altin dumani saimir korreshi

Sondazh

Poll