Politike

Skandali i mikrokredive, Dumani i përgjigjet pyetjes së Bardhit: Nuk ka pushim të çështjes

Bardhi e ka cilësuar çështjen e mashtrimeve me mikrokreditë si një skandalet më të mëdha në vend, ku janë prekur rreth 100 mijë familje. 

15 Korrik 2024, 13:18 Nga r.ll
Skandali i mikrokredive, Dumani i përgjigjet pyetjes së Bardhit: Nuk
Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pas raportimit të punës për vitin 2023, iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

Dumani u pyet nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi lidhur me skandalin e mikrokredive dhe nëse ka pushim të çështjes. Kryeprokurori i SPAK tha se nuk ka një pushim të çështjes ndryshe nga Prokuroria e Përgjithshme e Tiranës që e ka pushuar çështjen.

“Nuk është një çështje e mosfilluar nga Prokuroria e Posacme, edhe nga përmbajtja evidentohet si është historia e kallëzimit. E trajtoi fillimisht Prokuroria e Tiranës me kërkesë për pushim dhe iu drejtua gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pushim. Gjykata e Tiranës na thirri si palë dhe prokurori i SPAK nuk është shprehur për pushimin. Nuk jemi investuar në një kërkesë për pushim.” tha Dumani.

Bardhi e ka cilësuar çështjen e mashtrimeve me mikrokreditë si një skandalet më të mëdha në vend, ku janë prekur rreth 100 mijë familje. 

altin dumani spak skandali me mikrokredite

Sondazh

Poll