15 Korrik 2024, 12:43
Nga r.ll
mitsotakis dhe beleri
GREQI- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarë, Fredi Beleri ka mbërritur më herët në Athinë nga ku nesër do të niset drejt Strasburgut për betimin e tij në Parlamentin Evropian. Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në Athinë, Beleri po zhvillon një takim me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara. Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet më shumë Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë,” i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre.
“Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë. Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, i tha Beleri-Mitsotakis.
Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.
fredi beleri ne athine kyriakos mitsotakis
mitsotakis beleri 4
mitsotakis beleri 2
Politike
15 Korrik 2024, 13:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka mohuar deklaratën e kreut të grupit ...
Politike
15 Korrik 2024, 13:03
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka drejtuar disa pyetje kryeprokurorit të SPAK...
Politike
15 Korrik 2024, 12:39
N.F
Celibashi
HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka shqyrtuar projektvendimin për caktimin...
Politike
15 Korrik 2024, 12:43
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka raportuar punën e institucionit që d...
Politike
15 Korrik 2024, 12:37
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ësh...
Politike
15 Korrik 2024, 12:22
r.ll
fredi beleri
ATHINË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku dha dhe një deklaratë për mediat greke. Ai &eu...
Politike
15 Korrik 2024, 11:28
r.ll
gazment bardhi, olsian çela
TIRANË- Pas raportimit për punë e vitit 2023, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po i...
Politike
15 Korrik 2024, 11:09
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare ndërsa ka mbajtur edhe fjalë...
Politike
15 Korrik 2024, 11:09
r.ll
olsian cela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton punën e vitit 2023 në seancën e sotme plenare n&...
Politike
15 Korrik 2024, 10:56
r.ll
dashnor sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuven...