Politike

"Rama iu ka kërkuar të mbyllni Dosjen Xibraka"/ Dumani i përgjigjet Bardhit: Marrëdhëniet e mia janë institucionale, nuk kam marrë mesazhe

Ndërkohë që Dumani e ka mohuar këtë fakt dhe ka deklaruar se ai as nuk merr dhe as nuk përcjell mesazhe.  

15 Korrik 2024, 13:07 Nga I.A
"Rama iu ka kërkuar të mbyllni Dosjen Xibraka"/ Dumani i
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka mohuar deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në lidhje me mesazhin që Rama i ka dërguar Dumanit. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh Dumanit, duke i kërkuar që të mbyll sa me shpejt dosjen Xibraka. Ndërkohë që Dumani e ka mohuar këtë fakt dhe ka deklaruar se ai as nuk merr dhe as nuk përcjell mesazhe.  

"Nuk mund të jap asnjë koment se është në hetim. Lidhur me marrëdhënien e kryeministrit apo çdo titullari tjetër marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe proceduriale. Institucionale kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojmë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre thirret. Nuk marrë dhe përcjell mesazhe. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me dispozitat ligjore," tha Dumani.

 

altin dumani gazment bardhi seance plenare 15 korrik 2024

Sondazh

Poll