15 Korrik 2024, 12:43
Nga I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani ka raportuar punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2023. Gjatë fjalës në Kuvend, Dumani ka deklaruar se qytetet më shqetësuese në vendin tonë përsa i përket grupeve kriminale janë Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja.
“Analiza e tregjeve kriminale në Shqipëri tregon një situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë Kruja. Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve është një problem në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë të shpeshta në Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është e pranishme tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve”, tha Dumani.
Dumani gjithashtu tregoi se këto grupe kriminale po i pastrojnë paratë përmes investimit në prona të luajtshme dhe të paluajtshme.
“Sa i përket pastrimit të parave investimet në prona të luajtshme dhe pa paluajtshme janë mënyrat kryesore në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë, dhe zona turistike. Një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen nëllogari bankare në emra shoqërish tregtare ose personave fizik, të afërm të të dyshuarve. Kemi pasur edhe një rast të një organizate ndërkombëtare kriminale që synonte pastrimin e parave nëpërmjet skemave të sofistikuara në Shqipëri, por autoritetet e zbatimit të ligjit bashkëvepruan dhe u bë e mundur sekuestrimi kësaj shume parash dhe procedimi penal ndaj disa prej anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal”, tha Dumani.
altin dumani seance plenare 15 korrik 2024
Politike
15 Korrik 2024, 12:37
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ësh...
Politike
15 Korrik 2024, 12:22
r.ll
fredi beleri
ATHINË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku dha dhe një deklaratë për mediat greke. Ai &eu...
Politike
15 Korrik 2024, 11:28
r.ll
gazment bardhi, olsian çela
TIRANË- Pas raportimit për punë e vitit 2023, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po i...
Politike
15 Korrik 2024, 11:09
N.F
Tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare ndërsa ka mbajtur edhe fjalë...
Politike
15 Korrik 2024, 11:09
r.ll
olsian cela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela po raporton punën e vitit 2023 në seancën e sotme plenare n&...
Politike
15 Korrik 2024, 10:56
r.ll
dashnor sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuven...
Politike
15 Korrik 2024, 10:43
S.B
Vokshi dhe Çupi
TIRANË- Depuetetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi kanë bërë gjashtë...
Politike
15 Korrik 2024, 10:37
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij kërk...
Politike
15 Korrik 2024, 09:59
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Partia Socialisteka paditur në Gjykatën Administrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
Politike
15 Korrik 2024, 09:18
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur për mediat nga aeroporti i Rinasit, nga...