Politike

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ cakton një monitorues për 36 qendrat e votimit

Gjatë mbledhjes KQZ ka caktuar një monitorues për zgjedhjet më 4 gusht në bashkinë Himarë, e cila ka 36 qendra votimi. Kryekomisioneri Ilirjan Celbashi u shpreh seu vendos sipas propozimit për të pasur një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme.

15 Korrik 2024, 12:39 Nga N.F
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, KQZ cakton një monitorues
Celibashi

HIMARË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka shqyrtuar projektvendimin për caktimin e numrit të monitoruesve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë. Zgjedhje të cilat do të zhvillohen më datë 4 Gusht 2024.

Gjatë mbledhjes KQZ ka caktuar një monitorues për zgjedhjet më 4 gusht në bashkinë Himarë, e cila ka 36 qendra votimi. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh se u vendos sipas propozimit për të pasur një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme.

“Ideja është për të pasur një monitorues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2024. Vendosim sipas këtij propozimi”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celbashi.

Presidenti Bajram Begaj, caktoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, i cili është dënuar me dy vite burg për blerje votash.

kqz himare

Sondazh

Poll