Politike

PD kërkon zgjatjen e hetimit të "TIMS"/ "Kanë dalë të dhëna të llahtarshme", Salianji: Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore

Salianji tha se nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës, të cilëve u është përmendur emri.

15 Korrik 2024, 12:37 Nga r.ll
PD kërkon zgjatjen e hetimit të "TIMS"/ "Kanë
ervin salianji

TIRANË-  Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS është dhënë dëshmia e fundit, ajo e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Ndërkohë pas kësaj kryetari i Komisionit Hetimor nga radhët e partisë Demokratike, Ervin Salianji, kërkoi zgjatjen e hetimit, pasi të dhënat e dala janë të llahtarshme dhe nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës, të cilëve u është përmendur emri.

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.

 

ervin salianji komisioni hetimor per tims

Sondazh

Poll