Politike

"Tallje me raportimin e institucioneve të drejtësisë", Sula-mazhorancës: E keni kthyer Kuvendin në Republikë Kryeministrore

Ai tha se mazhoranca po tallet me raportimet e inistitucioneve të drejtësisë sepse 25 minuta nuk mjaftojnë për punën që ato do raportojnë.

15 Korrik 2024, 10:56 Nga r.ll
"Tallje me raportimin e institucioneve të drejtësisë",
dashnor sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Sula akuzoi mazhorancën se e ka kthyer Kuvendin në "Republikë Kryeministrore". 

Ai tha se mazhoranca po tallet me raportimet e inistitucioneve të drejtësisë sepse 25 minuta nuk mjaftojnë për punën që ato do raportojnë.

Sula: E vlerësoj raportimin e 5 institucioneve. Por jam i zhgënjyer me sjelljen e maxhorancës pasi jemi në gjysmën e korrikut dhe nuk kemi bërë asgjë për këto institucione, dhe ngelet gushti, kur është pushim. Institucionet e drejtësisë kanë paraqitur raportet e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, dhe është e pafalshme që mos të përfundojnë këto raportime. Vetëm këtu te ju ndodh. Ju injoroni gjithçka. E keni kthyer Parlamentin në Republikë Kryeministrore. Ju duhet t’i jepni të drejtë këtyre institucioneve dhe më pas të nisë debati. A mjaftojnë 25 minuta që të raportojnë ata? Kjo është tallje që bëni nga ana e maxhorancës. Maxhoranca ka ndritur me korrupsionin. Sjellja juaj nuk i bën nder shoqërisë dhe vendit.

 

dashnor sula seance plenare 15 korrik 2025

Sondazh

Poll