Politike

Bardhi në Kuvend: Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi, institucionet e drejtësisë të hetojnë skandalin

Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.

15 Korrik 2024, 10:37 Nga r.ll
Bardhi në Kuvend: Kërkojmë debat për gjetjet e OLAF për
gazment bardhi

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij kërkoi mocion me debat për gjetjet e OLAF për fondet në bujqësi.

Bardhi tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë atë që ai e cilësoi skandal për një vend kandidat në Bashkimin Europian. 

Gjithashtu ai tha më tej se duhet që opozita të dijë se përse ligji për tregtinë e armëve po kalon në një kohë të shpejtë.

Bardhi: Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3. Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE. Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët.

Duhet të na thoni se çfarë urgjence ka Këshilli i Ministrave tek ligji për armët, duam të dimë se çfarë urgjencë ka paraqitur Këshilli i Ministrave. Duam ta dimë arsyen, sepse zakonisht ligjet që miratohen shpejt kanë interesa pas.

 

 

seance plenare 15 korrik 2024 gazment bardhi

Sondazh

Poll