15 Korrik 2024, 09:59
Nga r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Partia Socialisteka paditur në Gjykatën Administrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 gusht.
Me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata thotë sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.
NJOFTIM PËR MEDIA
Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:
PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.
I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
OBJEKTI: Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.
Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:
“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).
Tiranë, më 15.07.2024
Gjykata Administrative e Apelit Tiranë
Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës. Ndërkohë më 5 korrik KQZ vendosi t'i heqë mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
ps kqz zgjedhjet ne himare
Politike
15 Korrik 2024, 09:18
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka folur për mediat nga aeroporti i Rinasit, nga...
Politike
15 Korrik 2024, 08:32
r.ll
fredi beleri
GREQI- Gazeta greke "Protothema" ka shkruar një artikull lidhur me daljen e eurodeputetit Fredi Beleri nga burgu. Beleri u lirua nga...
Politike
15 Korrik 2024, 07:35
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme Prokuoria e Posa&c...
Politike
15 Korrik 2024, 07:18
r.ll
fredi beleri duke dale nga burgu
FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës, njëkohësisht eurodeputet, Fredi Beleri ka lënë mëngjesin ...
Politike
14 Korrik 2024, 22:53
I.A
Fredi Beleri
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi të dielën se ka miratuar kërkesën e eurodeputeti grek të...
Politike
14 Korrik 2024, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te atentati ndaj ish-presidentit të ShBA, Donald Tr...
Politike
14 Korrik 2024, 20:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se edhe ai organizoi atentat ndaj liderit të opozitës në ...
Politike
14 Korrik 2024, 20:20
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te atentati ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump. Gjat&e...
Politike
14 Korrik 2024, 17:44
I.A
Ilir Meta
THETH- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vendosur që këto ditë të nxehta korriku t'i kaloj në lu...
Politike
14 Korrik 2024, 10:55
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Drejtoria e Burgjeve ka miratuar lejen për Fredi Belerin për të marrë pjesë në Parlamentin Europian...