Aktualitet

U plagos nga helikat e gomones në Karaburun, 56-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”.

13 Korrik 2024, 16:29 Nga r.ll
U plagos nga helikat e gomones në Karaburun, 56-vjeçari niset me
foto ilustruese

VLORË- Personi që mbeti i plagosur nga helikat e një gomoneje në Karaburun është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. 

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”. Një gomone e cila po ankorohej në mol ka goditur aksidentalisht me helikë 56-vjeçari, të cilit i ka shkaktuar dëmtime në këmbë. 

Mjeti lundrues është bllokuar nga policia kufitare, ndërsa drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

aksident ne karaburun helikopter

Sondazh

Poll