Aktualitet

Gomonia që po ankorohej në mol godet 56-vjeçarin në Karaburun, i shkakton dëmtime në këmbë

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga policia kufitare.

13 Korrik 2024, 15:34 Nga r.ll
Gomonia që po ankorohej në mol godet 56-vjeçarin në
gomonia

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”. Një gomone e cila po ankorohej në mol ka goditur aksidentalisht me helikë një 56-vjeçar, të cilit i ka shkaktuar dëmtime në këmbë. 

I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar nga policia kufitare. Drejtuesi i gomones është shoqëruar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).

56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore. Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

aksident ne karaburun

Sondazh

Poll