13 Korrik 2024, 13:06
Nga N.F
Baza ajrore
GJADËR- Në 50-vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Gjadrit ka rifilluar funksionimin e saj, duke pritur për herë të parë fluturimin e helikopterit të ri UH-60 Black Hawk në pistën e saj, pjesë e modernizimit të Forcës Ajrore Shqiptare. Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë rast, Komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral Ferdinant Dimo, theksoi rëndësinë historike të kësaj baze.
"Kjo datë shënon krijimin e një prej objekteve më të rëndësishme për mbrojtjen e asaj kohe. Në këtë bazë kanë punuar me përkushtim ushtarakë, pilotë dhe teknikë, duke realizuar detyrat e fluturimit dhe duke shërbyer larg familjeve të tyre për mbrojtjen e vendit. Sot, kur konceptet e sigurisë janë zhvilluar, rivitalizimi i bazës do të ofrojë infrastrukturë të re për trajnimet e ekuipazheve fluturuese të helikopterëve dhe për trajnimin bazik të pilotëve të rinj," u shpreh gjeneral Dimo.
50 vite me parë, dy pilotë nga aeroporti i Rinasit, Haki Jupasi dhe Serafin Shegani, u ulën për herë të parë në pistën e sapondërtuar të aerodromit të Gjadrit me avionët supersonic MIG-19 dhe MIG-21. Pas 50 vjetësh, kjo bazë është bërë operative për fluturimin e helikopterëve më të rinj dhe më modernë të Forcës Ajrore.
Në ceremoni morën pjesë edhe personeli trajnues amerikan për helikopterët Black Hawk, duke reflektuar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve ajrore të vendit.
baze ajrore gjader
whatsapp image 2024 07 13 at 125035
whatsapp image 2024 07 13 at 125035 1
Aktualitet
13 Korrik 2024, 12:52
N.F
Sherri
VLORË- Policia ka reaguar në lidhje me sherrin e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Në njoftim bën me dije ...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 12:14
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Një drejtuese automjeti ka humbur kontrollin ditën e sotme duke dalë nga rruga. Siç shihet edhe n&...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 12:10
N.F
Policia
TIRANË- Policia rrugore ka nxjerr raportet e fundit në lidhje me shkeljet e regjistruar në akse të ndryshme në vend. M&eum...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 11:36
N.F
Zjarret
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim të ri në lidhje me situatën e zjarreve n...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 11:12
N.F
Sherri
VLORË- Një sherr mes policisë dhe një personi në Vlorë ka agravuar edhe në konfrontim fizik. Ngjarja u regjistrua...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 11:20
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Ndëshkohet me gjobë drejtuesi i një motori uji në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrë...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 10:47
N.F
Policia
TIRANË- Një operacion antidrogë është zhvilluar në Tiranë duke sjellë arrestimin e 12 personave. Në nj...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 10:27
N.F
Arrestim
MIRDITË- Një 27-vjeçar është vënë në pranga ditën e djeshme në Mirditë. Mësohet se i...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 09:41
N.F
Foto ilustruese
DIBËR- Prej tre ditës vatrat e zjarri kanë marrë "pushtetin" ë fshatin “Gurë Lurë”...
Aktualitet
13 Korrik 2024, 09:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është raportuar se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me Inceneratorin ...