Aktualitet

Plagosi me thikë një 23-vjeçar gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori në Vlorë

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit.

13 Korrik 2024, 14:50 Nga S.B
Plagosi me thikë një 23-vjeçar gjatë një konflikti
foto ilustruese

VLORË- Shpallet në kërkim një 40-vjeçar në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari A.T ose A.H, ka goditur me thikë një 23-vjeçar në lagjen “Pavarësia”. 

Shkaku i plagosjes mësohet të ketë qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta. I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit A. T., alias O. H 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

vlore plagosje

Sondazh

Poll