Aktualitet

Vinin baste sportive me telefon në lokalet e Tiranës, arrestohen tre persona, u sekuestrohen celularët

Për pasojë u sekuestruan edhe 3 telefona celularë.

13 Korrik 2024, 15:08 Nga S.B
Vinin baste sportive me telefon në lokalet e Tiranës, arrestohen tre
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen në flagrancë tre persona në Tiranë. Mësohet se L.V., 40 vjeç, A.R., 26 vjeç, dhe K.B., 25 vjeç, u kapën duke vënë baste sportive me telefon në disa lokale.

Për pasojë u sekuestruan edhe 3 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Three”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirane baste online

Sondazh

Poll