Aktualitet

I shiti dikujt një makinë të vjedhur në Itali, procedohet penalisht 29-vjeçari në Shkodër

Ndaj 29-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

13 Korrik 2024, 14:59 Nga S.B
I shiti dikujt një makinë të vjedhur në Itali, procedohet
foto ilustruese

SHKODËR- Procedohet penalisht një 29-vjeçar në Shkodër. Mësohet se E.G 29 vjeç, i ka shitur një automjet të vjedhur në Itali një personi tjetër.

Ndaj 29-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Kçar I Poshtem, për vepren penale “Trafikim i mjeteve motorike” pasi automjeti që ky shtetas ia kishte shitur një shtetasi tjetër rezultonte i vjedhur në Itali.

shkoder policia

Sondazh

Poll