Aktualitet

Zjarr në një stan në Fier/ Digjet një mjet bujqësor, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Flakët po favorizohen edhe nga era dhe janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

13 Korrik 2024, 15:05 Nga r.ll
Zjarr në një stan në Fier/ Digjet një mjet bujqësor,
zjarri

FIER- Një stan në Mbrostar të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke shkaktuar djegien e një autokombajne bujqësore.

Zjarri i përmasave  të mëdha ka rrezikuar edhe zona të tjera përreth, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Flakët po favorizohen edhe nga era dhe janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll