Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra, 21 janë shuar

Në postim shkruhet se aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra, një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku, siç shkruan Peleshi, po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, sipas ministrit, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

11 Korrik 2024, 10:49 Nga M.B
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit
Foto ilustruese

TIRANA- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar me anë të një postimi në rrjetet sociale se në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar. Në postim shkruhet se aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra, një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku, siç shkruan Peleshi, po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, sipas ministrit, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje. Peleshi ka treguarse për këto ndrërhyrje është dashur ndihma nga helikopteri Cougar dhe 2 Canadair të ofruar nga Greqia.

"Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura të papërshtatshme", shkruan Peleshi.

zjarret ne vend

Sondazh

Poll