Aktualitet

U kap me 80 kg kokainë, arrestohet në Itali 52-vjeçari shqiptar

Lënda narkotike ishte e destinuar për tu shitur në Italinë veriore kryesisht në Lombardi dhe Piemont.

11 Korrik 2024, 10:28 Nga S.B
U kap me 80 kg kokainë, arrestohet në Itali 52-vjeçari shqiptar
foto ilustruese

ITALI- Arrestohet në Bergamo të Italisë një 52-vjeçar shqiptar. Mësohet se 52-vjeçari është kapur në makinën e tij me 80 kg kokainë.

Lënda narkotike ishte e destinuar për tu shitur në Italinë veriore kryesisht në Lombardi dhe Piemont. Arrestimi i tij u bë në Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos.

Sipas mediave italiane, vlera e kokainës që shqiptari dispononte mund të kapte shifrën e tetë milionë eurove. Shqiptari 52-vjeçar akuzohet për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike ose psikotrope.

bergamo kokaine

Sondazh

Poll