Aktualitet

Gjendet i pajetë një 37-vjeçar shqiptar në Kostur

Bëhet me dije se trupin e pajetë të shqiptarit e ka gjetur rastësisht një banor i fshatit.

11 Korrik 2024, 10:19 Nga S.B
Gjendet i pajetë një 37-vjeçar shqiptar në Kostur
foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar 37-vjeçar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në dalje të fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë. Bëhet me dije se trupin e pajetë të shqiptarit e ka gjetur rastësisht një banor i fshatit.

Me të njoftuar autoritetet, është bërë i mundur trasportimi i trupit drejt Spitalit të Përgjithshëm të Kosturit. Gjithashtu mësohet se është urdhëruar që të kryhet edhe autopsia.

Deri më tani skenari i veprimtarisë kriminale është përjashtuar, ndërsa priten rezultatet e autopsisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.

 

vdekje shqiptar greqi

Sondazh

Poll