Politike

Në radhë për të prerë flokët, Klosi zbulon se çfarë ndodh brenda hoteleve ku qëndrojnë banorët e prekur nga tërmeti

7 Dhjetor 2019, 15:04 Nga DOSJA

DURRËS- Qindra banorë të Durrësit e Thumanës të cilëve tërmeti u dëmtoi shtëpinë janë strehuar në hotele. Një prej hoteleve që hapi dyert në ditët e para pas goditjes së Shqipërisë nga tërmeti ishte dhe hotel “Bonita”.

Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, ka ndarë sot me qytetarët disa foto nga jeta e përditshme e banorëve në hotel. Fëmijet shihen teksa luajnë e pikturojnë, ndërsa për gratë ka surpriza më të këndshme.

 

 

Të ulura të gjitha në karrige, ato po bëjnë disa trajmime për flokët si prerje apo lyerje. Tashmë premtiet e Ramës për banorët e prekur nga tërmeti kanë marrë një dimension tjetër, pasi ata nuk marrin vetëm ushqime e ilace, por kanë dhe parukiere në hotel.

Panoramë e qetë në hotel Bonita në Durrës, ku janë strehuar familjet e prekura nga tërmeti. Fëmijët qeshin e gëzojnë me argëtimet e animatorëve dhe vullnetarëve, ndërsa më të rriturit marrin trajtim e kujdes. Gjithcka, për t’iu rikthyer pak nga pak normalitetit! Bashkë do t’ia dalim!”, shkruan Klosi.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe nurmi i paslekundjeve ka shkaur në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banoret ne hotele blendi klosi termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne hotele blendi klosi termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll