Politike

‘Hotelet të zbrasen brenda janarit’/ Rama: Të nisë blerja e apartamenteve, negociata me pronarët që i mbajnë stok. Por

7 Dhjetor 2019, 06:16 Nga DOSJA
‘Hotelet të zbrasen brenda janarit’/ Rama: Të nisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish Këshillimin e Ministrave duke zhvilluar mbledhjen e fundit në kushtet e emergjencës kombëtare.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë i ka vënë theksin strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti  ku sërish tema janë masat e marra për të prekurit e tërmetit. Rama është shprehur se nga mesi i muajit janar asnjë qytetar nuk duhet të jetë më i strehuar në hotele.

Sipas Ramës, ata duhet të jenë strehuar në banesa me qera, ndërsa qeveria do të nisë rindërimin e shtëpive të tyre apo edhe blerjen e apartamenteve për ata që nuk duan të rikthehen.

Kreu i maxhorancës i ka bërë thirrje pronarëve që kanë apartamente stok që t’i shesin brenda çmimit tavan që do të vendosë qeveria. Gjatë mbledhjes, kryeministri i la një porosi ministres së Kulturës, Elva Margaritit.

Rama i kërkoi një raport për të dhënat e tokës ku edhe do të ndërtohen shtëpitë e reja, pasi sipas tij ajo që ai quan “Organizata Kap Ça të Kapësh” ka vepruar teksa ata kanë bërë punë të tjera.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019 edi rama mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019

Sondazh

Poll