Politike

PD ‘thyen’ heshtjen për tërmetin: Qeveria po fsheh të vërtetën me propagandë, tragjedia e Thumanës, e paralajmëruar

7 Dhjetor 2019, 11:20 Nga DOSJA
PD ‘thyen’ heshtjen për tërmetin: Qeveria po fsheh të

TIRANË– Partia Demokratike nis akuzat gati 2 javë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në emër të selisë blu, ka reaguar Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm. Bardhi akuzon qeverinë se po mbulon me spektakël propagandistik faktin se tragjedia në Thumanë ka qenë e paralajmëruar. Kjo sipas Bardhit, provohet edhe nga deklaratat kontradiktore të zv.kryeministrit Erion Braçe dhe kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushin nëse pallatet e prekura ishin të banueshme apo jo pas goditjes së parë më 21 shtator 2019. PD thotë se nuk do të heshtë derisa të bëhet drejtësi.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI

Ka një përpjekje kriminale të Qeverisë për të lënë në harresë viktimat e 26 nëntorit dhe për t’i mbuluar ato me spektakël të pashpirt propagandistik. Ka një përpjekje të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të fshehur të vërtetën se tragjedia e Thumanës ka qenë e paralajmëruar!

2 ditë pas tërmetit, Erion Braçe dhe Artur Bushi japin 2 përgjigje të ndryshme, nëse pallatet ishin shpallur apo jo të banueshme pas 21 Shtatorit. Kjo do të thotë se ata po fshehin të vërtetën, po përpiqen ta shtrembërojnë për të shpëtuar nga përgjegjësia.

Për të bërë drejtësi për 24 njerëzit që humbën jetën nga shembja e dy pallateve, Partia Demokratike ka kërkuar zyrtarisht përgjigje për masat e marra për sigurinë e banorëve nga qeveria dhe Bashkia e Krujës pas tërmetit të 21 Shtatorit. Deri tani, qeveria ka heshtur dhe është fshehur pas spektaklit kriminal të kreut të saj, i cili nuk kursen as fëmijët e mbijetuar. Ne nuk do të heshtim derisa të bëhet #DREJTËSI për viktimat e 26 Nëntorit!

Qysh prej 26 nëntorit 2019, Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha u shprehën publikisht se nuk ishte momenti për të bërë politikë, dhe se fokusi kryesor ishte akomodimi i të prekurve si dhe përballimi i situatës pas lëkundjeve të forta me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, ku humbën jetën 51 vetë.  Vetë Basha shpërndau edhe një urdhër të brendshëm për strukturat, për të mos e shfrytëzuar ngjarjen për politikë, por duket se tanimë, PD është ‘zgjuar’.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bushi erion brace gazment bardhi partia demokratike termeti i 21 shtatorit tragjedia e 26 nentorit 2019 artur bushi erion brace gazment bardhi partia demokratike termeti i 21 shtatorit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll