Politike

Ndërtimi i shtëpive të rrënuara, Rama porosi Margaritit: Kontrollo hipotekat e pronave, mos të jetë kafshuar nga KÇK-ja (

7 Dhjetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
Ndërtimi i shtëpive të rrënuara, Rama porosi Margaritit:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë i ka kërkuar ministres së tij Elva Margaritit që të kontrollojë truallin në të cilin do të ndërtohen shtëpitë e reja të të prekurve nga tërmeti.

Ne fjalën e tij, Rama i kërkoi ministres Margariti që të kontrollojë në hipoteka pronarët e tokave nëtë cilat do të kontrollohet shtëpitë. Sipas kreut të qeverisë, ajo që ai quan organizata “KÇK” mund të ketë ndërhyrë dhe të ketë përfituar pronësinë e tokës.

Duhet përgatitur të dhëna për të pasur qartësi të madhe në pronën ku do ndërtohet. KÇK-ja ka bërë punën e vetë. Duhet të shohim hipotekën për çdo pronë që të mos jetë e kafshuar nga KÇK-ja. Të jetë gati, statusi dhe do e dhënë tjetër që duhet të jetë gati për ndërtimin e një pronë,”-tha Rama. 

PJESË NGA FJALA: 

“Së pari duhet bërë unifikimi për dhënien e lejeve, nuk ka nevojë të humbasim shumë kohë me to. Së dyti, Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e dhënë dhe aty duhet të paraqesim një plan dhe të ndajmë punën me organizatat solidare për të shpërndarë fondin e tyre. Do të ndajmë me ta punën për banesat individuale por duhet t’u ofrojmë një standard dhe puna të monitorohet. Duhet të jetë i qartë edhe mekanizmi i financimit, administrimi i përgjithshëm i fondit, në mënyrë që pavarësisht ekzekutimit, transparenca të jetë e përbashkët. Të përfshihet enti i banesave bashkë me Fondin e Zhvillimit. Punë për ligjin e posaçëm po ecën koha është shumë e ngushtë prandaj dhe duhet bërë me instensitet në Parlament më 19 të kalojë ligjin e posatçëm. Në datë 19 duhet të bëjmë një kërkesë për shtyrjen e kohës së emergjencës. Duhet përgatitur të dhëna për të pasur qartësi të madhe në pronën ku do ndërtohet. KÇK-ja ka bërë punën e vetë. Duhet të shohim hipotekën për çdo pronë që të mos jetë e kafshuar nga KÇK-ja. Të jetë gati, statusi dhe do e dhënë tjetër që duhet të jetë gati për ndërtimin e një pronë.”

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e qeverisë në kushtet e emergjencës. Kryeministri Edi Rama tha se prej janarit banorët e strehuar do të largohen nga hotelet. Sipas kryeministrit, disa prej tyre do të vendosen me banesa me qera, disave do t’u ndërtohen shtëpitë ose do të blihen apartamente të reja. Kreu i qeverisë i tha porosi Margaritit që të kujdeset për hipotekat e pronave prej KÇK-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ligji special per kck mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019 edi rama ligji special per kck mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019

Sondazh

Poll