Politike

Qytetari si kursen komplimentat për Ballukun… Rama ‘xhelozohet’: Kjo është njësh, unë jam dysh (VIDEO)

7 Dhjetor 2019, 10:32 Nga DOSJA
Qytetari si kursen komplimentat për Ballukun… Rama

VORË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar mëngjesin e sotëm në Vorë në fshatin Dedej, ku edhe ka kontrolluar banesat që u restauruan pas tërmetit të 21 shtatorit.  I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama nuk i ka kursyer pozat me qytetarët dhe lavdet për të deleguarën e zonës. Një prej banorëve i tha kryeministrit se Balluku është “njësh”, ndërkohë që Rama nuk ia la mangut duke lëvduar veten

PJESË NGA BISEDA: 

Banori: Hajde hidhi një sy shtëpive.

Rama: Ça ka shtëpia?

Balluku: I dhamë prioritet atyre me fëmijë, tani këta kanë liruar shtëpitë dhe kemi filluar punën edhe ta.

Rama: Kjo është shejtoni më i madh dhe po e tha e bo.

Banori: Njësh është vërtetë!

Rama: Njësh është kjo, unë jam dyshi.

Kjo është hera e dytë që kryeministri haset me komplimenta për anëtarët e kabinetit dhe socialistëve. Një javë më parë, një ngatërresë e një vajze të vogël ndodhi në Tiranë, kur Rama i shoqëruar nga Veliaj iu dhanë shtëpi familjarëve Lala, që humbën 9 pjesëtarë në tërmetin e 26 nëntorin. E vogla, i tha kryeministrit se ai ishte “lali Eri”, referuar Veliaj, e duket se kjo Ramës nuk i pëlqeu. Ai ia ktheu duke thënë se “Nëse unë jam Lali Eri, ky kush është? Plaku i Vitit të Ri?

Për këtë gabim të vogëlushes, Veliajt iu kërkua të lyente shkallën në 04:30 të mëngjesit… A e pret i njëjti fat edhe Ballukun?

 

(k.m;f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama edi rama ne vore termeti i 21 shtatorit belinda balluku edi rama edi rama ne vore termeti i 21 shtatorit

Sondazh

Poll