Politike

Bledi Çuçi: Kemi akomoduar në hotele dhe banesa 13 mijë persona të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit (VD)

7 Dhjetor 2019, 09:34 Nga DOSJA
Bledi Çuçi: Kemi akomoduar në hotele dhe banesa 13 mijë

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në mbledhjen e 10 të jashtëzakonshme pas tragjedisë së 26 nëntorit që prekur vendin.

Pas fjalës së kryeministrit  Rama, fjalën e mori Ministri i Bujqësisë,  Bledi Çuçi, ku edhe foli për detajet më të fundit pas tërmetit  tragjik.

Çuçi ka treguar më të rejat e fundit nga tërmeti duke zbuluar se rreth 13 persona janë akomoduar në në hotele, çadra, dhe banesa sociale, ndërsa shton se ka mbetur dhe një numër i vogël që akoma nuk është sistemuar.

 “Ashtu siç thatë edhe ju zoti kryeministër, situata po shkon drejt normalizimit. Deri tani kemi 13 mijë persona të sistemuar në hotele, çadra, dhe banesa sociale. Kemi dhe një numër të vogël banorësh që duhet sistëmuar dhe po punohet për këtë. Për sa i përket banesave që do të shemben, ato do shemben dhe gërmadhat nuk do qëndrojnë aty, por do të largohen dhe ajo hapërirë do të jetë e pastër”- u shpreh Ministri Çuçi.

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e fundit e qeverisë në kushtet e emergjencës. Kryeministri Edi Rama tha se prej janarit banorët e strehuar do të largohen nga hotelet. Sipas kryeministrit, disa prej tyre do të vendosen me banesa me qera, disave do t’u ndërtohen shtëpitë ose do të blihen apartamente të reja. Kreu i qeverisë i tha porosi Margaritit që të kujdeset për hipotekat e pronave prej KÇK-së.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi edi rama ligji special per kck mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019 bledi çuçi edi rama ligji special per kck mbledhja e qeverise 7 dhjetor 2019

Sondazh

Poll