Politike

Samiti i NATO-s, Hasani niset drejt Washington-it, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Do të ketë disa takime bilaterale

Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

8 Korrik 2024, 13:05 Nga M.B
Samiti i NATO-s, Hasani niset drejt Washington-it, ministria për
Igli Hasani

WASHINGTON- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Njoftohet se Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.

Sipas ministrisë së Jashtme, gjatë samitit, Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.

nato

Sondazh

Poll