7 Korrik 2024, 21:15
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbështetësve. Gjatë fjalës së tij Berisha foli rreth inagurimit të tunelit të Llogarës. Ai u shpreh se dje u inagurua me dajre dhe daulle tuneli i vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor. Sipas Berishës tuneli prej 45 mijë euro për banor u ndërtua pasi Edi Rama duhet të mbushte valixhet me euro.
Kreu demokrat shtoi se gjysmën e Shqipërisë, nga Miloti në Vermosh e lë gjithsej me 60 mln euro investime në 10 vite ndërsa në tunelin e Llogarasë investoi 45 mijë euro për banor. Berisha tha se sot në këtë tunel radha tejkaloi një orë ndërsa shoi se nuk ka rëndësi se sa funksional është, sepse njërin tub e vodhën dhe e futën në xhep dhe hapën vetëm një tub.
Fjala e Berishës:
Dje inauguruan me dajre dhe daulle tunelin e vetëm në botë, që kushton 45 mijë euro për banor.
45 mijë euro për banor sepse Edi Rama duhet të mbushte valixhet me euro. Sepse Edi Rama duhet të afronte pronat e tij. Sepse për Edi Ramën qytetarët nuk ekzistojnë.
Gjysmën e Shqipërisë, nga Miloti në Vermosh e lë gjithsej me 60 mln euro investime në 10 vite. Kurse në tunelin e Llogarasë duke investuar 45 mijë euro për banor, nga Palasa në Himarë, sepse banorët e Qeparoit, Borshit dhe fshatrave të tjera, kanë rrugën e lumit të Vlorës, tre herë më të përshtatshme se sa rrugën e bregut.
Dje inauguruan, kurse sot radha tek tuneli tejkaloi dhe 1 orë. Nuk ka rëndësi se sa funksional është, sepse njërin tub e vodhën dhe e futën në xhep dhe hapën vetëm një tub. Nuk ka rëndësi se kushtoi 2.5 herë më shtrenjtë se Elbasani. Rëndësi ka që u mbushën baulet e Edi Ramës.
Rëndësi ka që u afrua ai me pronat e veta, dhe bëri ndaj shqiptarëve atë që as Spiro Koleka nuk ua bëri dot kurrë. Ti gjobisë ata në një mënyrë të tillë, siç i gjobiti Edi Rama. 11 korriku është dita e drejtësisë, dita e të vërtetës, është dita e betejës. Shqiptarët në 11 korrik të gjithë në Tiranë, nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen. O sot o kurrë. Fitore, fitore, fitore
berisha tuneli i llogarase
Politike
7 Korrik 2024, 20:49
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mb&eu...
Politike
7 Korrik 2024, 20:26
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mb&eu...
Politike
7 Korrik 2024, 20:21
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim nga ballkoni i tij para mbësh...
Politike
7 Korrik 2024, 16:45
N.F
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e dytë të arrestit me burg ndaj Jorgo Goros, i dyshuar...
Politike
7 Korrik 2024, 14:32
r.ll
omonia
TIRANË- Komuniteti i OMONIA-s ka reaguar sot lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për heqjen e mandatit të kryebashkiakut...
Politike
7 Korrik 2024, 13:47
r.ll
foto e postuar nga malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuz...
Politike
7 Korrik 2024, 12:33
r.ll
fredi beleri
TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zg...
Politike
6 Korrik 2024, 22:25
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme ...
Politike
6 Korrik 2024, 22:16
I.A
TIMS
TIRANË- Komisioni hetimor për sistemn TIMS do të zhvillojë mbledhje tw mwrkurwn në datën 10 Korrik 2024. Sipas edhe njof...
Politike
6 Korrik 2024, 21:59
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit t&eu...