Politike

Zgjedhjet në Himarë, Klosi: Tavo i përgatitur për të qenë përfaqësues i komunitetit, do të kemi garë të qetë

Ai shtoi se pritshmëritë e PS janë për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv.

8 Korrik 2024, 09:42 Nga M.B
Zgjedhjet në Himarë, Klosi: Tavo i përgatitur për të
Blendi Klosi

TIRANA- Kryesia e Partisë Socialiste vendosi sot se kandidat për Bashkinë e Himarës më 4 gusht do të jetë Vangjel Tavo. Pas përfundimit të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka treguar edhe arsyet e marjes së këtij vendimi.

Klosi tha se Tavo është një figurë politike e njohur, ndërsa shtoi se ai vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti. Ai shtoi se pritshmëritë e PS janë për një rezultat jashtëzakonisht pozitiv.

“Kryesia e mbledhur ditën e sotme pati dy diskutime. E para vendosëm në bazë të propozime që vijnë nga bashkia Himarë për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidatin e PS.

Po ashtu diskutuam për mbarëvajtjen e Kongresit që do të mbahet më 27 korrik. Një Kongres i cili është zgjedhor ku do zgjedhjet Asambleja e Re kombëtare, forumet e saj më të lartë. Por do të ketë edhe diskutime për situatën e vizionit “Shqipëria 2030”.

Figura e Tavos, vjen si figurë e njohur politike, njohës i asaj zonë dhe po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur për të qenë përfaqësuese e atij komuniteti.

4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale dhe ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në bashkinë e Himarës”, tha Klosi.

ps

Sondazh

Poll