Politike

Afera e Sterilizimit, Endrit Shabani në Komisionin Hetimor: Të zbardhet abuzimi me fondet e shëndetësisë 

Po ashtu Shabani ka theksuar se është konstatuar se kontrata sillte dëm në buxhetin e shtetit.

8 Korrik 2024, 12:42 Nga I.A
Afera e Sterilizimit, Endrit Shabani në Komisionin Hetimor: Të
Endrit Shabani

TIRANË- Kreu i nismës Thurje, Endrit Shabani ka deklaruar se duhet që zbardhet afera se çfarë ka ndodhur me sterilizimin. Shabani ka dëshmuar sot tek komisioni i Shëndetësisë, duke thënë se qëllimi se pse u denoncua kontrata e ‘Sterilizimit’ në SPAK ishte për të vërtetuar nëse vërtet kishim të bënim me abuzim. Po ashtu Shabani ka theksuar se është konstatuar se kontrata sillte dëm në buxhetin e shtetit.

“Jemi bashkë për ta zbardhur se cfarë kanë ndodhur dhe si mund të pengojmë abuzimet që bëhen me fondet që shkojnë për shëndetësinë. Në dhjetor të 2019, Nisma Thurje ju drejtua SPAK për të hetuar kontratën për Sterilizimin. Në atë kohë sapo kishte filluar pandemia, e cila ende nuk kishte ardhur te ne, por ishte një shqetësim i madh nëse janë spitalet tona për të përgatitur këtë sfidë. Ne kemi pasur kufizim të informacionit, kemi konstatuar se kontrata sillte dëm për buxhetin dhe për shoqërinë dhe kishte shkelje për aq informacion që ne kishim.  Ne kishim informacione se çfarë na mungonte dhe ne nuk dinim studimin e vizibilitetit”, tha ai. 

endrit shabani

Sondazh

Poll