Politike

BE reagon për për arrestimin e Beqajt: Kemi mjete dhe procedura për të mbrojtur interesat tona financiare nëse është e nevojshme

Në një përgjigje ekskluzive për Euronews Albania, Delegacioni i BE sqaron se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë te detyruara të kenë mekanizma të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

8 Korrik 2024, 13:05 Nga I.A

BE reagon për për arrestimin e Beqajt: Kemi mjete dhe procedura

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në një përgjigje ekskluzive për Euronews Albania, Delegacioni i BE sqaron se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë te detyruara të kenë mekanizma të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë. BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua disa ditë më parë për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej tij SASPAC.

Marrë nga Euronews.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll