Politike

Zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Kryesia e PS zgjedh kandidat Vangjel Tavon

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

8 Korrik 2024, 08:57 Nga M.B
Zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Kryesia e PS zgjedh
Vangjel Tavo

HIMARA- Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat të tyrin Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit që do të mbahen për Bashkinë e Himarës.

Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit.

Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

vangjel tavo

Sondazh

Poll