Anulimi i rrugës Milot-Balldren/ Braçe: Kompania s’ iu përgjigj dot kontratës, opozita bërtet kot
6 Dhjetor 2019, 21:20Nga DOSJA
TIRANË- Zv/Kryeministri Erion Braçe deklaroi sonte për herë të parë se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar. I ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, ai u shpreh se “kompania nuk iu përgjigj dot kontratës”.
Mustafa Nano: Një nga kërkesat e PD është të anulohen PPP?
Erion Braçe: E ka thënë Kryeministri dhe s’dua të bie në përsëritje… kemi bërë PPP e kontrollit shëndetësor (check up). Ta anulojmë ne këtë që tek privati njerëzit e të paguajnë 340 euro. Për mua është shërbim i domosdoshëm që qytetarët duhet ta marrin falas. Kë të anulojmë PPP e sterilizimit të pajisjeve mjekësore? A e dini sa ishte numri i infeksioneve? Si do ta bëjmë të kthehemi tek bisturitë e vjetra. Po hemodializa? Si t’ia bëjmë t’i lëmë njerëzit pa bërë dializën?!
A e dini sa janë të gjitha këto që po bërtet opozita? Fatura për PPP është 8.2 miliardë lekë në vit.
Për çfarë po bëhet zhurma? Milot-Balldre nuk do të bëhet! Kompania nuk i përgjigjet dot kontratës. Pse e stisin për çfarë po e thonë tani? Kemi deklaruar prej 1 muaji që kjo s’do bëhet…pse po bërtasin për Milot-Balldre”.
Rreth 3 muaj më parë Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, të cilët janë cilësuar si korruptive dhe abuzive nga PD.
SLLOVAKI– Teksa ndodhej në Bratislavë, pasi Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj nuk është treguar aspak ka...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka emëruar Pirro Ahmetajn si Këshilltar të tij për Sigurinë Kombëtare. Burime nga PD-ja bëjnë me dije p...
TIRANË- Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të punës së bërë deri tani nga Ministria e Brendshme për situatën pas tërmetit tragji...
SLOVAKI– Kryeministri Edi Rama ka pozuar me skuadrën shqiptare menjëherë pas marrjes së stafetës së drejtimit të OSBE-së. Fillimisht Rama është prezantuar me të...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, vizitoi sërish Durrësin, ku është ndalur të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve, pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.Filli...
Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. I pari që ka marrë fjalën ka qënë kryeministri Edi Rama, i cili është shprehur se kjo është një përgjegjësi e...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka shumë punë me gratë e Partisë që drejton. Pas Valbona Sakos, një tjetër gafë me situatën e tërmetit në Durrës vjen nga zv....
TIRANË– Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka bërë një status lidhur me arsyen e rrënimit të banesave që shkaktuan 51 viktima në tërmetin e 26 nënto...