Politike

ME VIDEO/ Gent Cakaj s’njeh xhentilesë, e moshuara i hap derën e Benzit teksa zbret në Bratislavë

6 Dhjetor 2019, 20:18 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Gent Cakaj s’njeh xhentilesë, e moshuara i hap derën e

SLLOVAKI– Teksa ndodhej në Bratislavë, pasi Shqipëria mori sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj nuk është treguar aspak kavalier ndaj gruas në moshë, e cila i hapi derën e makinës, teksa zbriste në Bratislavë.

Videoja u regjistrua në momentin kur Cakaj ka zbritur nga makina për të shkuar në ceremoninë e marrjes së Kryesisë së OSBE-së, ndërsa më pas takon ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajčák, kryesuesi i derimëtanishëm i kësaj organizate.

Ditën e sotme Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së. Përveç ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakajt, i pranishëm në Sloveni ishte edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili e cilësoi këtë moment historik dhe inspriues për vendin. Nga ana tjetër ministri Cakaj thotë se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj shqipëria merr presidencën e osbe-së gent cakaj shqipëria merr presidencën e osbe-së

Sondazh

Poll