Aktualitet

Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin në Berat, plagosen 5 persona, në spital dhe infermieret

7 Dhjetor 2019, 10:13 Nga DOSJA
Ambulanca me të sëmurin brenda përplaset me trajlerin në

BERAT– Një ambulancë është përplasur me një mjet tip “Trailer” në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak.

Mësohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët ndodheshin brenda ambulancës, një i sëmurë dhe 4 infermierë të cilët ndodheshin në ambulancë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI PARAPRAK: 

Në rrugën Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Otllak, është përplasur një mjet tip “Trailer” me ambulancën e Spitalit Rajonal Berat. Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit të cilët ndodheshin në ambulancë të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat perplaset ambulanca aksident ne berat berat perplaset ambulanca

Sondazh

Poll