Aktualitet

Hetimet për tërmetin/ Olsian Çela nis ‘furishëm’ nga Durrësi: I kënaqur nga puna, shkelësit do mbajnë përgjegjësi!

7 Dhjetor 2019, 08:38 Nga DOSJA
Hetimet për tërmetin/ Olsian Çela nis

DURRËS–  Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka premtuar se shkelësit do të mbajnë përgjegjësi maksimale për pasojat e shkaktuara nag tërmeti 7 ballës i 26 nëntorit.

Një ditë pas marrjes së detyrës së kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela e ka nisur punën ‘furishëm’ në Prokurorinë e Durrësit, ku edhe ka takuar drejtuesen e saj Anita Jellën.

Pas takimit, Çela dhe Jella të dy kanë dhënë një prononcim për mediat, duke dhënë detaje lidhur me procesin hetimor. Në fjalën e tij, Çela u shpreh se ishte shumë i kënaqur nga puna e prokurorëve dhe garantoi pavarësinë e tyre. Sipas tij, ka njerëz që kanë shkelur ligjin dhe do të mbajnë përgjegjësi qoftë edhe zyrtarët.

Ndërsa drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella “premtoi” se brenda javës që vjen do të ketë qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjithashtu ajo u shpreh se gjatë takimit të sotëm i kishte kërkuar kryeprokurorit të ri ekspertë ndërtimi për të ndihmuar prokurorët në hetim.

Ditën e djeshme gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, premtoi hetime të thelluara për tërmetin, duke shtuar se do gjenden mekanizmat e duhur që të publikut t’i kthehet besimi tek drejtësia dhe prokuroria të tregojë se është në lartësinë e duhur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kryeprokurori i ri olsian cela termet ne shijak tirane kryeprokurori i ri olsian cela termet ne shijak tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:46

ITALI- Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portieri...

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:11

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduart Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetë...