Aktualitet

Rrihte gruan e ajo iku tek i ati, 28-vjeçari nga Lezha i hedh granatë në oborrin e shtëpisë, e shpërthyen ekspertët e REN

7 Dhjetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Rrihte gruan e ajo iku tek i ati, 28-vjeçari nga Lezha i hedh

LEZHË– Një 28-vjeçar me iniciale P.D., nga Lezha është arrestuar pasi hodhi një granatë në oborrin e vjehrrut të tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, pasi bashkëshortja e 28-vjeçarit ishte kthyer të jetonte me prindërit e saj.

I riu nga Lezha e dhunonte bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit e kishte denoncuar në Polici duke u pajisur edhe me një urdhër-mbrojtje. Mesa duket për shkak të denoncimit të saj, i riu ka vendosur që t’u hedhë një granatë në oborrin e shtëpisë.

Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer në momentin që është hedhur dhe është pikasur nga banorët e shtëpisë. Menjëherë kanë njoftuar në Polici, për të bërë më pas shpërthimin e granatës nga ekspertët xhenier të RENEA-s.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë  ofensive por nuk ka shpërthyer

Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive  është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin  P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.  Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit  Z.D. banues në fshatin Pllanë, Lezhë, një granatë ofensive  të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer. 

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të  Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e  kontrolluar të granatës   Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte  mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë  bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet granate ne lezhe lezhe granate ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:46

ITALI- Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portieri...