Aktualitet

Do mblidhte ndihma për tërmetin, mashtroi për 13 mijë lekë, arrestohet 49-vjeçari nga Tirana (EMRI)

7 Dhjetor 2019, 07:44 Nga DOSJA
Do mblidhte ndihma për tërmetin, mashtroi për 13 mijë

DURRËS– Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mashtroi qytetarët me qëllim përfitimin e ndihma që ata do të jepnin për të prekurit e tërmetit.

Në prangat e Policisë, ka rënë 49-vjeçari i identifikuar si Arben Musliaj, i cili i mori 13 mijë lekë një tregëtari fruta-perimesh në Shkozet me arsyen se do blinte ndihma.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Durrësit vijon punën për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit dhe abuzimit duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.

Bie në prangat e Policisë një 49- vjeçar, nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh.

Policia e Durrësit, në kuadër të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së rasteve abuzive apo të mashtrimit duke përfituar si pasojë e situatës së krijuar nga tërmeti i rënë më datë 26 nëntor, ka shtuar prezencën policore me uniformë dhe civile në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Si rezultat i investigimit në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

Rasti i parë i arrestuar për mashtrim me ndihmat e tërmetit është ai i shefit të Rendit, Altin Zekës, videoja e të cilit për xhiron e rrjeteve sociale. DOSJA.AL u interesua për rastin dhe zbuloi skemën e vjedhjes së pakove me ushqime me destinacion për të prekurit nga tërmeti nga shefi i Rendit në Rinas. Në bashkëpunim me gruan dhe kunatin, Altin Zeka mbushi furgonin me kuti dhe i çoi tek shtëpia e vjehrrës. Në dëshminë e tij në Polici, ai u shpreh se ndihmat i kishte marrë për t’i dërguar tek policët e prekur nga tërmeti.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben musliaj termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 arben musliaj termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:46

ITALI- Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portieri...

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:11

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduart Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetë...