Por si nisi konflikti mes tyre? Përse e vrau i riu nga Memaliaj, biznesmenin nga Vlora? E shkuara e dyshimtë e biznesmenit…
Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit të shkuar pas një sherri të momentit në ambjentet e një lokali në Vlorë, ku edhe është vrarë me armë tregëtari i kafesë Dervishaj. Ai është vrarë me armë zjarri dhe është qëlluar me dy plumba, një prej tyre e ka kapur në kokë duke i marrë edhe jetën.
29-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar makinës. Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar 29-vjeçarin, i cili është ndihmuar më pas nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit me një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë e zezë.
Pranë vendit të ngjarjes është gjetur arma e dyshuar e krimit tip pistoletë, ndërsa disa metra më larg blutë kanë konstatuar edhe një armë zjarri kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se iu përket autorëve, por nuk dihet ende nëse është përdorur në krim.
Autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fierit dhe më pas kanë tentuar që të largohen nga Shqipëria. Pas ngjarjes, gjatë kontrollit të makinës së viktimës, u zbuluar se ai mbante kallashanik në makinë, duke hedhur dyshimet se ai e priste një përplasje me vrasësit e tij.
PISTAT
Një prej pistave kryesore për vrasjen e biznesmenit 29-vjeçar është ajo e prishjes së pazareve të drogës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik narkotikësh. Një tjetër ajo e hakmarrjes, pasi i vëllai vrau me thikë në zemër e pastaj hodhi në det në 2005-ën 17-vjeçaren Joana Dudushi e njohur ndryshe si bashkëpunëtorja “Stela” e emisionit investigativ “Fiks Fare”. “Stela” pranoi se ishte bashkëpunëtore e Policisë së Shtetit, e cila spiunonte për të futur në burg njerëz të pafajshëm dhe më pas i merrte paratë.
Një tjetër pistë që nuk hidhet poshtë është edhe ajo e konflikteve me biznesmentë të tjerë në Vlorës përsa i përket kafesë. Vasil Dervishaj ishte pronar i një biznesi kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij ishte edhe “Kafe Gimoka”.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Davor Velefskin. Operacioni “Lake” i kryer ...
TIRANË– Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ekstraduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë n...
TIRANË- Ish-kryeprokurorja Arta Marku i ka dorëzuar ditën e djeshme detyrën Olsian Çelës, të cilin ajo e ka pasur edhe shok klase.Mësohet se menjëhe...
TIRANË– Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar vetëm pak minuta para mesnate në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Bra...
DURRËS– Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të...
Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:46
ITALI- Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portieri...
TIRANË– Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi az...
Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:11
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduart Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetë...