Aktualitet

“Më vunë pistoletën në kokë’/ E morën peng 23-vjeçarin për 250 mijë euro, arrestohen dy persona, nën hetim një ma

7 Dhjetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
“Më vunë pistoletën në kokë’/ E morën

TIRANË– Tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng 23-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut, Davor Velefskin. 

Operacioni “Lake” i kryer nga forcat “Shigjeta” ka vënë në pranga dy persona të identifikuar si Albert Xhoka, 41-vjeç, dhe 42-vjeçari Sokol Masha. Në gjendje të lirë po hetohet 50-vjeçari maqedonas Subi Ethemi, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi.”

Të tre në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng 23-vjeçarin maqedonas dhe pasi i kanë vënën armën në kokë i kanë kërkuar shumën e 250 000 eurove.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ditën e djeshme janë publikuar pamje të aksionit të zhvilluar për lirimin e maqedonasit mbi godinën e Kryegjyshatës ku edhe është arritur të lirohet pengu dhe është kapur një nga personat të cilit i është gjetur një silenciator.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert xhoka davor velefskin forcat shqiponja merret peng maqedonasi operacioni lake sokol masha subi ethemi tirane albert xhoka davor velefskin forcat shqiponja merret peng maqedonasi operacioni lake sokol masha subi ethemi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:46

ITALI- Kryeministri Edi Rama njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit. Teksa ndodhej në itali, kreu i qeverisë është takuar me portieri...

Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 21:11

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i ADK, Eduart Ndocaj e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vrasës të banorëve që humbën jetë...