Aktualitet

Zjarr në Kaninë të Vlorës, shkrumbohen disa ullinjë, rrezikohet dhe një banesë

Mësohet se nga flakët e mëdha është rrezikuar banesa që jetonte një italian.  

6 Korrik 2024, 16:24 Nga I.A
Zjarr në Kaninë të Vlorës, shkrumbohen disa ullinjë,
Foto Ilustruese

VLORË- Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në fshatin Kaninë të Vlorës. Mësohet se nga flakët e mëdha është rrezikuar banesa që jetonte një italian.  

Nga flakët janë shkrumbuar disa ullinjë shekullorë si dhe shkurre e barishte. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por në vendngjarje kanë shkuar 2 automjete zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e tij. Po ashtu në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e fshatit me mjete rrethanore. 

zjarr ne kanine

Sondazh

Poll