Aktualitet

Bllokohet Rruga e Arbrit, firma kryen ndërtime/ Qytetarët: Të mos bëhen në fundjavë kur fluksi i lëvizjes është shumë i lartë

Por punimet kanë bllokuar dhjetëra automjete që udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të bllokuar tek Shkalla e Tujanit.

6 Korrik 2024, 12:15 Nga E. D
Bllokohet Rruga e Arbrit, firma kryen ndërtime/ Qytetarët: Të mos
pamje nga vendngjarja

RRUGA E ARBRIT- Kompani e cila po ndërton Rrugën e Arbrit po punon edhe sot në ditën e pushimit. Por punimet kanë bllokuar dhjetëra automjete që udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të bllokuar tek Shkalla e Tujanit. Kjo gjë i ka shqetësuar drejtuesit e mjeteve të cilët kërkojnë që punimet të mos kryhen gjatë ditës dhe sidomos në fundjavë kur fluksi i lëvizjes është shumë i lartë.

Sakaq punimet që po kryhen jo vetëm që po bëhen shkak për bllokimin e automjeteve por edhe rrezik. Shembja e gurëve pak ditë më parë goditi një automjet që po qarkullonte në këtë rrugë por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale. Muaj më parë ka nisur rivitalizimi i skarpatave të rrugës së Arbrit në Shkallën e Tujanit. Fillimisht është bërë vendosja e rrjetës por më pas u ndryshua, ku nisi shembja e shkëmbinjve që përdoren në tunelin e Murrizit, por edhe zhavorri në unazën e madhe të Tiranës.

rruga e arbrit

Sondazh

Poll