Aktualitet

Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e Kapshticës, në pranga 31-vjeçarja angleze

Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit.

6 Korrik 2024, 13:09 Nga E. D
Tentoi të kalonte me lëndë narkotike në doganën e
fotot ilustruese

KAPSHTICË- Një 31-vjeçare angleze është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës. Bëhet me dije se 31-vjeçarja me iniciale C.P ka tentuar të kalojë lëndë narkotike. 

Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit. Teksa 31-vjeçari përfundoi në pranga, policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte e reja dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.

Sondazh

Poll