6 Korrik 2024, 14:16
Nga M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Sot po zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë për të cilën SPAK dha masë sigurie. Në këtë seancë, mësohet se Beqaj ka kundërshtuar fortë akuzat e SPAK.
Në këtë seancë do të bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me "arrest me burg" dhe "dy arrest shtëpie". Para pak ditësh, veç Beqajt u arrestuan dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.
Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II). Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj.
Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj
Aktualitet
6 Korrik 2024, 13:31
M.B
Momenti i arrestimit
FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fier ku pas një debati ...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 13:17
E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Një 36-vjeçar është proceduar ditën e sotme në Korçë. Bëhet me dije se...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 13:16
M.B
Foto ilustruese
DEVOLL- Një kishë në fshatin Vërnik në Devoll ka rënë preh e vjedhjes dje. Mësohet se në kish&...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 13:09
E. D
fotot ilustruese
KAPSHTICË- Një 31-vjeçare angleze është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës. Bëh...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 12:56
E. D
foto ilustruese
MORINË- Një kosovar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës. Bëhet me dije se 33-vje...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 12:15
E. D
pamje nga vendngjarja
RRUGA E ARBRIT- Kompani e cila po ndërton Rrugën e Arbrit po punon edhe sot në ditën e pushimit. Por punimet kan...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 12:32
M.B
Foto ilustruese
DIBRA- Dy persona në Dibër janë tashmë nën hetim pasi u kapën në flagrancë teksa merreshin me ...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 11:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LUSHNJE- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lushnje ku kanë mbetur dy të l&e...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 11:45
E. D
pamje nga vendngjarja
VAU I DEJËS- Mbi 15 mijë bimë kanabis janë asgjësuar ditën e sotme në Vaun e Dejës. Gjit...
Aktualitet
6 Korrik 2024, 11:33
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policsë italiane pasi akuzohet se ka rrëmbyer një 26-...